Barcelona ka nisur bisedimet me trajnerin, Roberto Martinez.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit kanë pasur kontakte me përzgjedhësin e Përfaqësueses së Belgjikës.
Madje, thuhet se presidenti i klubit, Joan Laporta i ka kërkuar trajnerit ta marrë drejtimin e klubit spanjoll.
Drejtuesit e Barçës i kanë thënë Martinezit se ai është zgjedhja e tyre e parë për të zëvendësuar Ronald Koemanin që pritet të largohet.
Barcelona nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin duke tubuar nëntë pikë pas pesë ndeshjeve në La Liga.