Raheem Sterling ka humbur vendin e titullarit tek gjiganti anglez Manchester City.
Sulmuesi anësor ka luajtur pesë ndeshje këtë edicion, por vetëm në të parën është inkuadruar nga minuta e parë.
Por duke parë minutat e pakta që ka luajtur këtë edicion, Sterling po mendon largimin na City.
Ardhja e Jack Grealish ka bërë që hapësirat e Sterling të jenë minimale këtë edicion.
E përditshmja katalunase Sport ka raportuar se Barcelona po mendon për ta huazuar anësorin anglez qysh në afatin kalimtar të janarit.
Kataluansit janë në kërkim të një sulmuesi duke parë problemet që po kanë me lëndime dhe Sterling shihet si ideali.
Edhe më parë anglezi është lidhur me një kalim te Barcelona, por palët në asnjë moment nuk gjetën një marrëveshje.
Gjithsesi gjiganti katalunas kërkon huazimin e tij në janar, por që dëshiron që ta paguaj vetëm gjysmën e pagës së tij dhe gjysma tjetër të mbetet në faturën e Cityt.