Barcelona do t’i ofrojë Sergio Agueros kontratë dyvjeçare për ta transferuar atë në “Camp Nou” gjatë verës.
Argjentinasi Aguero e ka konfirmuar tashmë largimin nga gjiganti i Premier Leagues si transferim i lirë në fund të edicionit 2020/21.
Golashënuesi më i mirë në histori të Cityt pritet të jetë pjesë e Barcelonës deri në fund të edicionit 2022/23.
Megjithatë, Barcelona mund të hasë në konkurrencë nga Juventusi, që mund t’i ofrojnë pagë më të madhe.