Barcelona ka fituar 3-1 në ndeshjen e parë parasezonale këtë verë, duke mposhtur Nastic de Tarragona në stadiumin “Johan Cruyff”.
Kjo ishte rasti i parë që të shohim se si do të rreshtohet skuadra e Ronald Koeman i cili në dy pjesë luajtur me dy skuadra të ndryshme.
Lionel Messi startoi në ndeshje, duke u përshtatur në sistemin e Koeman 4-2-3-1, ku në mesfushë partner ishin Sergio Busquets dhe Carles Alena në detyra më defansive.
Ousmane Dembele ishte po ashtu startues, duke u kthyer pas një lëndimi të gjatë në kofshë dhe i cili shënoi pesë minuta duke shënuar një gol nën këmbët e portierit.
Antoine Griezmann nuk ishte shumë i involvuar në aksione, por ai shënoi për rezultat 2-0 nga penalltia në minutën e 17.
Ishte Lionel Messi që ia dha atij topin për të shënuar nga pika e bardh.
Pasi Javi Bonilla shënoi një gol pas një gjysmë ore, Barcelona e dyfishoi rezultatin me një formacion të dytë në pjesën e dytë.
Gjashtë minuta pasi filloi pjesa e dytë, nga një tjetër penallti shënoi Philippe Coutinho.
Coutinho ishte shumë i mirë në pjesën e dytë, derisa Trincao edhe pse patën paraqitje pozitve bashkë me Martin Braithëaite, humbën tri raste të pastra për gol.