Barcelona nuk është njoftuar nga kapiteni i vet, Lionel Messi, se ai dëshiron të largohet nga klubi këtë verë, sipas gazetës së afërt me klubin katalonas, Mundo Deportivo.
Televizioni brazilian, Esporte Interativo, raportoi dje se Messi e ka njoftuar klubin se dëshiron të largohet gjatë kësaj vere, pas turpërimit që ia shkaktoi Bayern Munich duke e mundur 8:2 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve javën e kaluar.
E gazeta e përditshme katalonase, që njihet për marrëdhënie të ngushta me klubin, e citon presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, shefin ekzekutiv Oscar Garu dhe drejtorin sportiv Eric Abidal, të kenë thënë se Messi nuk ua ka konfirmuar largimin.
Por, përfaqësuesit e Messit nuk kanë dashur as ta konfirmojnë e as ta mohojnë lajmin se 33-vjeçari e ka njoftuar klubin se do të largohet.