Barcelona ia ka ndarë pikët në derbin lokal kundër Espanyolit në kuadër të javës së 15-të në La Liga, pasi ndeshja përfundoi 1-1.
Pas vetëm shtatë minutash lojë, Bluagranasit shënuan në portën e rivalëve lokal me anë të Marcos Alonsos, që u asistua prej Andreas Christensen.
Alonso (19′) më pas lëshoi një mundësi të artë, pasi nga një pasim i Jordi Albas, nuk ia doli ta fuste topin në rrjetë.
Edhe Raphina lëshoi një mundësi të mirë shënimi, pasi në minutën e 24-të, nuk ia doli ta mposhte portierin kundërshtar.
Në 45 minutat e dytë, portat mbetën të paprekura, mirëpo rastet e mira për gol nuk munguan.
Ishte minuta e 55-të kur Robert Lewandowski dështoi të shënonte nga afër, me goditjen e tij që shkoi afër shtyllës së djathtë.
Por, katalunasit nuk ia dolën të mbanin epërsinë, pasi Joselu shënoi në minutën e 73-të për t’i barazuar shifrat në 1-1.
Barcelona mbeti pa Jordi Alban (78′), pasi mori kartonin e dytë të verdhë, ndërsa Espanyolit iu përjashtuan Esposito dhe Vinicius Souza, që po ashtu kishin kartonë të verdhë.
Pas javës së 15-të, Barcelona ka 38 pikë, po aq sa ka edhe Real Madridi në të dytin, ndërsa në xhiron e 16-të do të kenë punë me Atletico Madridin.