Barcelona dorëzohet për Pjanic, kthen vëmendjen kah Fabian Ruiz

Barcelona synon të transferojë një mesfushor gjatë merkatos së verës.

Mesfusha vazhdon të jetë një problem për skuadrën e Barcelonës, që nga largimi i Xavi dhe Andres Iniesta.

Flitej se për merkaton e ardhshme Barca po synonte Miralem Pjanic, por situata duket të ketë ndryshuar, pas kërkesave të Juventus.

Kështu, raportime të medieve italiane bëjnë të ditur se Barca do të vihet pas Fabian Ruiz të Napolit, për të cilin interesohet edhe Real Madrid, transmeton lajmi.net.

Katalanët pritet të ofrojnë 60 milionë euro për të siguruar kartonin e lojtarit.

24 vjeçari do të ishte një opsion më i mirë sesa boshnjaku, pasur parasysh edhe moshën, por shuma sigurisht do të jetë më e lartë.