Barcelona ka identifikuar sulmuesin e Benficas, Darwin Nunez, si zëvendësues për Luis Suarezin që u largua gjatë verës drejt Atletico Madridit.
21-vjeçari uruguaian iu bashkua Benficës këtë verë nga Almeria dhe nisi mirë sezonin me tregolësh në ndeshjen ndaj Lech Poznanit në Europa Ligë.
Trajneri i Benficës, Jorge Jesus, ka thënë se pret që një ditë Nunez të shitet nga klubi për më shumë se 126 milionë euro, aq sa kishte paguar Atletico Madridi për Joao Felixin, raporton ESPN.