Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për rikthimin në skuadër të sulmuesit të Paris Saint-Germainit, Neymar, transmeton zeri.info
Klubi katalunas kishte dashur ta transferonte brazilianin edhe në verën e kaluar, por në fund lojtari mbeti në Paris.
“ESPN” shkruan se gjiganti spanjoll dëshiron të aktivizojë një klauzolë të rregullores së FIFA-s për transferimin e lojtarëve, në mënyrë që të sigurojë shërbimet e Neymarit.
Artikulli 17 për transferimin e lojtarëve në rregulloren e FIFA-s ishte hartuar në vitin 2001 si përgjigje ndaj një mosmarrëveshjeje me Komisionin Evropian për lirinë e lëvizjes së futbollistëve në BE krahasuar me punëtorët e tjerë.
Ky artikull shkruan se lojtarët mund ta braktisin kontratën pa kauzë të drejtë, sapo t’iu mbarojë periudha trevjeçare e mbrojtjes.