Barazon Reali, ne rrezik titulli

Real Madridi ka rrëshqitur në garën  për titull pasi nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola në shtëpi ndaj Betisit.

Vendasit luajtën dukshëm më mirë dhe patën rastet më të mirë por nuk arritën ta gjenin golin.

Rodrygo madje dy herë qëlloi shtyllën, një herë në pjesën e parë dhe një herë në të dytën.

Me këtë barazim Real Madridi mbetet në pozitën e dytë me 71 pikë, dy më pak se Atletico Madridi që është lidere dhe tre më shumë se Barcelona që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.