Banorët e Prishtinës që janë jashtë saj, deri nesër në këtë orë mund të kthehen në banesat e tyre

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se Prishtina është karantinuar, por banorët e Prishtinës, të cilët janë jashtë saj, e kanë mundësinë që të kthehen në banesat e tyre deri në dielën në orën 17:00.

“Të nderuar qytetarë, siç jeni njoftuar, sonte është vendosur karantinimi i Prishtinës.

Të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Prishtinës, kanë mundësinë të kthehen më së largu nesër (12 prill), deri në ora 17.00”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.