Pagesat e kredive do të ‘ngrijnë’ për tre muaj ka konfirmuar Banka e Shqipërisë. Ky vendim është marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit përmes qytetarëve duke shmangur radhët dhe turmat nëpër banka të qytetarëve.
Theksohet se pezullimi i pagesës së kredive për 3 muaj nuk do të thotë se ato do të falen ndërkohë që vendimi do të jetë i vlefshëm për individët dhe subjektet private.
Sa i përket modaliteteve që do të përdoren, Banka e Shqipërisë do të publikojë një vendim të plotë për të udhëzuar institucionet e nivelit të dytë se si do të veprojnë.
Në periudhën e ‘ngrirjes’ apo pezullimit të pagesës së kredive nuk do të aplikohen gjobat apo ngarkesa mbi mospagesës e kredive.