Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të zhvilluara në kuadër të Superligës së Kosovës.
Ballkani arriti që të triumfojë si vendas kundër Arbërisë, me rezultat 2-1.
Golat për Ballkanin i shënuan Baftiu dhe Daku kurse golin e vetëm për Arbërinë e shënoi Bahtiri.
Kurse, Llapi arriti ta befasojë Drenicën në fund të ndeshjes, duke shënuar golin e fitores.
Ishte Arbnor Ramadani, ai i cili shënoi golin e fitores për Llapin në minutën e 88-të.