Në kuadër të xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll, sot zhvillohet një ndeshje tejet interesante.
Ballkani do të jetë nikoqir i Feronikelit 74, me të filluar nga ora 13:00, transmeton Klankosova.tv.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin e qytetit të Suharekës.
Në tabelë Ballkani qëndron i dyti me 36 pikë, ndërsa Feronikeli i fundit me vetëm 10 pikë.
