Ballkani ka shënuar fitore me penallti ndaj Klaksvik si mysafir, duke kaluar në fazën e play-offit e Ligës së Evropës, ndërsa ndeshja në kohën e rregullt dhe në vazhdime ishte mbyllur 2-1 për kundërshtarët.
Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, u mbyll me fitoren e suharekasve me rezultat 3-2, ndërsa me rezultat të përgjithshëm 4-4 përballja shkoi në vazhdime.
Skuadrës së Ilir Dajës ishte më e mirë në pjesën e parë duke rrezikuar disa herë, por gola nuk kishte.
I pari që rrezikoi portën kundërshtarë ishte Meriton Korenica, por goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.
Pas tij Albion Rrahmani kishte një rast të artë, por portierin vendas bëri një pritje të madhe.
Ballkani e gjeti golin me Rrahmanin, por u anulua për pozitë jashtë loje.
Në anën tjetër edhe vendasit provuan me harkime, por që për fat nuk ishin të saktë.
Pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit që rrezikonin më shumë, ndërsa edhe goditën shtyllën fillimisht.
Vendasit arritën të kalonin në epërsi në minutën e 56-të nga një aksion i bukur, me Mads Mikkelsen që shënoi për 1-0.
Pas golit ndeshja ra paksa, pasi që vendasit me këtë rezultat siguronin vazhdimet, ndërsa Ballkani mundohej më shumë.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit (83’), në skenë doli Ermal Krasniqi, që fillimisht bëri një lëvizje të bukur dhe pastaj me një goditje të fuqishme shënoi për 1-1.
Por kur zhvillohej minuta e 89-të, vendasit arritën golin e epërsisë për këtë takim me Patrick Da Silva.
Në kohën shtesë nuk kishte gola dhe ndeshja shkoi në vazhdime.
Në vazhdime vendasit kishin më shumë nga loja, duke rrezikuar në disa raste, por për fat të Ballkanit, gola nuk kishte.
Ndeshja u vendos në penallti, kur Ballkani arriti të shënojë fitore, ku golat i shënuan Armend Thaqi, Lumbardh Dellova. Nazmi Gripshi dhe Liridon Emërllahu. Portieri Ljuljanovic arriti t’i pres dy penallti.
Në ndeshjen e play -offit, Ballkani do të luajë ndaj Shkupit. /Telegrafi/