Ballkani ka njoftuar se ka marr vendim që ta largojë nga pozita e trajnerit Bledi Shkëmbin.
Klubi ka arsyetuar vendim me dy humbjet në dy ndeshjet e fundit, që e lënë skuadrën larg luftës për titull.
“Pas rezultateve te dobëta, sidomos në dy ndeshjet e fundit, klubi ka marr vendim të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Bledi Shkëmbi”.
“E falënderojmë për punën e palodhshme dhe suksese në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e klubit.
Ballkani ka mbetur në pozitën e tretë me 67 pikë, pesë më pak se Prishtina që është lider.
Kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të këtij sezoni.