Gjilani dhe Drita janë ndarë baras në derbin e qytetit dhe kjo ka mjaftuar që Ballkani të shpallet edhe zyrtarisht kampion i ri në elitën e futbollit kosovar.
Takimi i zhvilluar të mërkurën në stadiumin me bar sintetik në Gjilan, përfundoi 0:0 dhe i takoi xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Në këtë ndeshje më shumë nga loja pati skuadra e Dritës që qëlloi edhe shtyllën me Almir Kryeziun në minutën e 30-të të ndeshjes.
Pas 33 ndeshjeve, Gjilani ka 59 pikë, ndërsa Drita një pozitë më poshtë ka dy pikë më pak.
Ballkani bëhet kampion me 70 pikë. Deri në fund të kampionatit, Ballkani i ka edhe katër ndeshje për t’i zhvilluar.
Ky është titulli i parë në histori të kubit nga Suhareka.
Të enjten luan në shtëpi kundër Malishevës, që po lufton për mbetje në elitën e futbollit kosovar.