Ballkani e transferon Ramush Ramadanin

Ballkani e ka prezantuar edhe transferimin e dytë në ditën e sotme.

Ramush Ramadani është lojtari i radhës që i bashkohet kampionit të Kosovës në futboll.

Ramadani ka nëshkruar kontratë trevjeçare me klubin suharekas.

Ai gjatë sezonit që shkoi, mbrojti ngjyrat e Ferizajit, teksa i është bashkuar menjëherë grupit të skuadrës, në përgatitjet për kampanjën evropiane.

Ballkani pak orë më parë njoftoi edhe për transferimin e Almir Kryeziut.