Ballkani e fiton derbin me Dritën dhe shkëputet në krye

Ballkani e ka fituar derbin e xhiros së 12-të të Superligës së futbollit dhe të krejt pjesës së parë të sezonit.

Kampioni i Kosovës e mposhti Dritën me rezultat 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në Suharekë.

Lumbardh Dellova e shënoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë në minutën e 37-të.

Në pjesën e dytë, therandasve iu anulua goli i Walid Hamidi në minutat e fundit, ndërsa ata e qëlluan edhe shtyllën.

Nga ana tjetër, gjilanasit luajtën mjaft mirë, madje edhe më mirë se ekipi Portokalli, sidomos në pjesën e parë, por nuk ia dolën të shënonin përkundër rasteve që i kishin.

Ballkani u shkëput në 7 pikë ndaj Dritës falë kësaj fitoreje duke treguar se edhe sivjet është kandidati kryesor për ta fituar titullin e kampionit