Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, ka kërkuar falje për incidentin në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në lagjen Ilirida të Mitrovicës, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti.
Sipas Bahtirit, e gjithë situata ishte e nxitur nga dikush që kishte qëllim prishjen e tubimit madhështor, njofton Klan Kosova.
“Me vjen keq për situatën e ndodhur sot në lagjen Ilirida, por e gjitha ishte e nxitur nga dikush që kishte qëllim prishjen e tubimit madhështor”.
“Reagimi im ishte emocional dhe jo me paramendim, prandaj kërkoj falje publike për fjalorin jo adekuat”.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.