Babai i Lionel Messit, Jorge Messi, i ka përgënjeshtruar raportimet se shtatë herë Topi i Artë ka arritur marrëveshje me klubin saudit, Al-Hilal.
“Nuk është arritur absolutisht asnjë ujdi me ndonjë klub për sezonin e ardhshëm. Ne do të vendosim në fund të sezonit”, ka thënë i ati i Messit, sipas gazetarit Fabrizio Romano.
“Nuk do të vendoset kurrë para fundit të sezonit aktual me Paris Saint-Germainit”.
“Emri i Leos do të përdoret gjithmonë, mirëpo ne mund të garantojmë që nuk ka asgjë të nënshkruar, pajtuar e madje as gojarisht të pajtuar dhe nuk do të ndodhë deri në fund të sezonit”.
“Janë përplot lajme të rreme pa dëshmi të cilat këto ‘media’ i thonë në publik”.