Babai i Albert Krasniqit del sot para Gjykatës

kënder Krasniqi sot pritet të dalë para Gjykatës pasi dyshohet se vrau djalin e tij, Albert Krasniqi.

Seanca e sotme, është pritur të mbahet nga ora 10:00, e kryesuar nga gjyqtari Avni Syla, raporton Kallxo.

Edhe avokati i tij, Ramiz Krasniqi, dje në një prononcim për T7 tha se sot besohet që do të caktohet seanca për caktimin apo moscaktimin e paraburgimit.

“Nesër besoj që do të caktohet seanca për caktimin apo moscaktimin e paraburgimit. Çfarë do të ndodhë nuk e di”, ka thënë dje Krasniqi në Frontal.

Vendi ku dyshohet se ndodhi vrasja

Albert Krasniqi dyshohet se u vra nga babai i tij në garazhdën e ndërtesës ku banonin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.

Babai i tij, Skender Krasniqi është i arrestuar dhe i është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.

Kujtojmë se i ndjeri Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, por që lidhja e tyre martesore përfundoi disa ditë më parë. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.