Ai është kthyer në një nga artistët më të pëlqyer në tregun muzikor gjerman e po ashtu edhe në atë shqiptar.
Fjala është për reperin Azet, i cili me prejardhje është nga Podujeva por që jeton dhe vepron prej shumë vitesh në Gjermani.
Ai së fundmi është rikthyer në Kosovë, por kësaj radhe nën shoqërimin e një vajze që duket se është partnerja e tij.
Sipas Prive, e dashura e re e Azet është Kaltrina Konxheli – ndonëse deri më tani emër i panjohur për publikun.
Thuhet se dyshja në Prishtinë kanë zbarkuar për dy arsye, për të kaluar kohë me familjen e artistit e po ashtu për të përfunduar edhe disa nga projektet e tij.
Granit Musa (emri i vërtetë) mes tjerash po xhiron edhe klipin e ri që do e ketë në bashkëpunim me reperen nga Prizreni, Tayna.
Sidoqoftë, ai po shijon edhe sukseset e këngëve të reja si: “Unë jam” dhe “Aventador”.