Një vajzë nga Fushë-Kosova ka raportuar në Policinë e Kosovës se është rrahur nga axha i saj.
Policia përmea raportit 24 orësh bën të ditur se rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 11:00.
Viktima është intervistuar dhe më pas është dërguar në strehimore.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fushë Kosovë 03.06.2021-11:00. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që dyshohet se të njëjtës për motive (ende) të panjohura lëndime i ka shkaktuar i dyshuari mashkull kosovar-axha i saj. Viktima pasi është intervistuar në prezencë të QPS-së, me vendim të prokurorit është dërguar në strehimore në Prishtinë. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.