Axha i Albin Kurtit, Hamëz Kurti ka folur për takimin e nipit të tij kryeministrit të Kosovës sot në Bruksel.
Hamëz Kurti beson se nipi tij nuk do t’i ndërroj parimet dhe qëndrimet, pasi ai thotë se Albini nuk është i korruptuar dhe nuk mund të shantazhohet.
Ai thotë se Albini ka shumë armiq të jashtëm dhe të brendshëm.
“Albini e ka vështirë. Ka armiq të brendshëm dhe të jashtëm. Sikur Kosova të ishte e bashkuar ndryshe do të ishte situata kur njëri kërkon majtas e tjetri djathtas është rrezik i madh. E di që Albini e ka vështirë sepse nuk i ka mbas vetës partitë politike”, thotë Kurti.
Hamëz Kurti thotë se Albini është sulmuar shumë, e kanë bërë propagandë për të.
“Parimet dhe qëndrimet nuk i ndryshon kurrë. Ka armiq të brendshëm sa të duash. Ka njerëz që e kanë quajt se ka nënë serbe dhe se ka kalu me vajzën e një ministri të Serbisë. Albini nuk është i korruptuar dhe nuk mund ta shantazhojnë sepse s’është i korruptuar” tha ai në një intervistë për Klan Kosovën.