Axha i Albert Krasniqit, Ismet Krasniqi ka thënë se nipi iu vra nga babai i tij, Skenderi, pa dashje. Sipas tij, armën që e kishte blerë Alberti ia kishte dhënë babait të tij, ndërsa ai rastësisht kishte shtënë drejt tij.
“Së pari i falenderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesëmarrës në varrim. Për fat të keq, në familjen tonë ndodhi një fatkeqësi që ndodh shumë shpesh nëpër shumë vende të botës, edhe në Kosovë. Rastësisht djali i vëllait e ka blerë një pistoletë, ia ka tregu babait të tij, plumbi ka qenë brenda dhe ai s s’e ka ditë vëllai tu këqyrë çfarë ka, ka kërsit plumbi…. Ai vëllai ka qenë faktikisht i paralizuar”, tha ai për T7.
Ismeti tutje ka thënë që babai i Albertit e kishte këshilluar atë që mos ta blinte armën.