Venkateswari Alagendra, avokate e Jakup Krasniqit, në ditën e tretë të gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka mohuar të gjitha akuzat e Prokurorisë.
Në fjalën e saj, avokatja tha se pas shkurtit të vitit 1999 nuk ka asnjë dëshmi se Krasniqi ishte zëvendëskomandant, ashtu siç pretendon ZPS-ja.
Ajo tutje deklaroi se klienti i saj ka pasur rolin e zëdhënësit të UÇK-së, pra nuk është përfshirë në çështje opreacionale ushtarake.
“Pretendimi i Prokurorisë se z. Krasniqi ishte komandant me kontroll efektiv mbi luftëtarët bie tërësisht poshtë. Ai ka qenë zëdhënës i UÇK-së dhe ne të gjithë e dimë shumë mirë se carë roli ka zëdhënësi. Ata nuk përfshihen në çështje operacionale ushtarake”, u shpreh Alagendra.