Avokati i Kosovës, Arianit Koci, ka thënë se është i gatshëm t’ua koordinoj mbrojtjen policëve të arrestuar nga Serbia, raporton teve1.info
Përmes një statusi në Facebook, Koci ka shkruar se nëse policët nuk lirohen me presion politik, është i gatshëm që t’ua koordinoj mbrojtjen në cilësinë e avokatit, qysh në javën e ardhshme.
Koci tha se policët duhet t’i vizitoj dikush në qendrat e paraburgimit dhe jo të lihen në mëshirën e bashkësisë ndërkombëtare.
Koci tha se punën e tij do ta bënte falas.
“Në rast se policët e kidnapuar nuk lirohen me presion politik, jam i gatshëm që menjëherë javën e ardhshme – me autorizim të qeverisë së Kosovës – të shkoj në Beograd dhe në cilësinë e avokatit t’ua koordinoj mbrojtjen.
Nuk mund t’i lëmë policët tanë vetëm në mëshirën e bashkësisë ndërkombëtare.
Në anën tjetër, dikush duhet t’i vizitoj në qendrën e ndalimit/paraburgimit, kudo që janë.
Punën time do t’a bëj falas!”, ka shkruar Koci.