Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar dekretin e presidentit Hashim Thaçi për Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër nga LDK.
Kjo nuk është bërë ende zyrtare nga Gjykata Kushtetuese, mirëpo një gjë të tillë e ka thënë avokati Arianit Koci me anë të një postimi në Facebook.
“Gjykata Kushtetuese po e ndërton narracionin se Kosova është shtet normal me politikane adoleshenta”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërkaq, Kushtetuesja nuk e ka lëshuar ende një njoftim në lidhje me këtë çështje.
Postimi i plotë:
U pezullu!
S’kishte rrugë tjetër. Kosova s’po mundet me nje Qeveri e lere më me dy.
Gjykata Kushtetuese po e nderton narracionin se Kosova eshte shtet normal me politikane adoleshenta.
Mos u ngutni priteni njoftimin me shkrim.
Le te mos kuptohet ky status si presion mbi asnjeren pale.
Urime!