Avokati Koci dematon Kurtin : Ramushi ka ardhë në gjykatë si dëshmitar ndërsa prokurori ka qenë në kryeministri të konfiskojë dokumenta

Tash e një kohë kryministri Albin Kurti nuk po do të paraqitet në Prokurori duke kërkuar që ai të intervistohet në Qeveri.

Ky këtë po e bën me arsyetimin se edhe në të kaluaren ka ndodhur që kryeministri të intervistohet në zyren e tij, duke aluduar në Ramush Haradinajn për rastin e veteranëve, shkruan Jepi zë

Kjo u dëshmu edhe nga një postim i Rron Gjinovcit por për këtë ka reaguar avokati Arianit Koci. Ai ka replikuar në postimin e Rron Gjinovcit për të treguar se Ramushi është intervistuar në gjykatë ndërsa në zyren e tij janë konfiskuar dokumenta.

Komenti i plotë i Kocit:

Rron Gjinovci, te rasti i Veteranëve të Luftës, ngjarja ka ndodhur kështu:

Unë e kam propozuar Ramushin si dëshmitar, dhe kërkesa ime është aprovuar nga Gjykata.

Ramushi ka ardhë në gjykatë dhe unë e kam marrë në pyetje.

Gjykimi ka qenë publik.

Sa i përket prokurorit Blakaj, gjatë gjykimit është përmendur që ai ka qenë në Kryeministri për të marrë/konfiskuar formularët dhe dokumentet që lidhen me lëndën e sipërpërmendur.