Avokati Besnik Berisha, i cili mbron të akuzuarin Shaban Gogaj për rastin e vrasjes së Agonis Tetaj, ka thënë se Gjykata e Pejës sot ka shkelur ligjin me vendimin që mori për rihapje të rastit të kësaj vrasje.
Berisha ka thënë se do ta luftojë këtë padrejtësi të bërë nga gjykata.
“Gjykata pranoi se ose ka dështuar at ditë, ose dështoi sot. Pranon kërkesa eksparte. Gjykata ka shkel ligjin, do ta luftoj këtë padrejtësi dhe shkelje të ligjit”, ka thënë Berisha.
Ai ka shtuar se nuk do të dorëzohen pavarësisht asnjë presioni.
“Nuk e kemi ndërmend me u dorëzua nga asnjë presion sepse nuk po themi që Shaban Gogaj nuk e ka vra Agonis Tetajn por po shfaqim në publik se ajo çka ka ndodh nuk lidhet në asnjë sekondë të vetëm para momentit tragjik. Në qoftë se gjykata sot e shkeli ligjin me dy këmbët, unë nuk i besoj kësaj gjykate çfarëdo vendimi vjetër që do të merr do të jetë i ndikuar, njëra palë prapë do të protestojë”, u shpreh Berisha.
I pyetur se çfarë do të bëjë për të kundërshtuar këtë vendim, Berisha u shpreh se ka “një mal të rrugëve ligjore”.
“Kemi një mal të rrugëve ligjore sepse e drejta kushtetuese e Shaban Gogajt nuk mbrohet nga kjo gjykatë. Shqetësuese është se këta e shkelën ligjin me dy këmbët”, tha Berisha.