Avdullah Hoti, po kërkon lidership të ri në LDK.
Kjo pasi ai haptas ka thënë se nuk është i kënaqur me rezultatin zgjedhor.
Po ashtu ish-kryeministri i Kosovës, i ka renditur edhe disa arsye se pse duhet të ndodh kjo.
“Personalizimi i fushatës zgjedhore, përbërja e listës, renditja e kandidatëve në listë, paraqitja dhe favorizimi medial i një liste të ngushtë të kandidatëve të LDK-së, si dhe çështje të tjera para dhe gjatë fushatës, kanë dëmtuar kohezionin e brendshëm partiak, me gjithë përpjekjet e të gjithë neve për t’i tejkaluar ato pakënaqësi. Votimi disproporcionale në diasporë e ka rënduar dhe cenuar më tutje atmosferën kolegiale dhe bashkëpunuese brenda LDK-së”, tha Hoti.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës, është renditur e treta.
LDK ka marrë 171 mijë e 357 vota apo 18.27 për qind.