Zëvendëskryeministri i par ë Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur kryeministrit, Albin Kurti, i cili kërkoi falje që s’ka bindur LDK-në për të hequr pjesërisht taksën 100% ndaj mallrave serbe. Ai thase taksa duhet të hiqet menjëherë, sot, dhe atë plotësisht.
Në postimin e tij, Hoti ka thumbuar Kurtin duke thënë se “nuk ka vend për taktizim politik me partneritetin tonë me SHBA”.
“Taksa duhet të hiqet SOT, MENJËHERË, PLOTËSISHT. Nuk ka vend për taktizim politik me partneritetin tonë me ShBA. Lojërat politike se a jemi me BE apo me ShBA nuk i shërbejnë forcimit të shtetësisë së Kosovës e të lidhjeve me partnerët tanë”, ka thënë ai.
Hoti po ashtu ka përmendur edhe bllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovën.
“Vëmendja e jonë duhet të jetë në menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19, e jo në lojëra politike që qojnë në DISTANCIM të SHBA-së nga Kosova, siç ka nisur me bllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovë, të nënshkruara nga Qeveria Mustafa”, ka shtuar numri dy i qeverisë Avdullah Hoti.