Autoritetet austriake po e cilësojnë si sulm terrorist, sulmin me armë në Vjenë

Disa njerëz mbetën të plagosur pas të shtënave me armë në qendër të Vjenës, bazuar në njoftimin e policisë.

Sipas BBC, ministri i brendshëm, Karl Nehammer, e përshkroi incidentin si një “sulm terrorist”, dhe tha se një sulmues kishte vdekur.

Një tjetër thuhet se është në “arrati” në kryqytetin austriak, bazuar në këtë deklaratë.

Ndërkohë, bazuar në raportimin e disa medieve dyshohet se tashmë shtatë persona kanë ndërruar jetë, mirëpo një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga policia.

Lidhur me këtë rast, autoritetet austriake iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin hapësirat publike si dhe transportin publik.