Një autobus urban ka rrëshqitur të martën si pasojë e borës e cila ka rënë gjatë natës dhe mos pastrimit të rrugëve nga Komuna e Prishtinës. “Ky aksident” i autobusit ka ndodhur në Lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Lexuesit e Gazeta Stop kanë treguar se autobusi ka rrëshqitur në rrethojat e varrezave të qytetit të Prishtinës.

Nga ky aksident nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale shkruan www.gazetastop.com
Po sot. Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të makinave të kenë kujdes pasi që rrugët janë me ngrica dhe të rrezikshme për të lëvizur. Ndryshe sezoni verore e gomave të verës ka filluar nga 15 marsi dhe do të jetë deri më 15 nëntor.
