Austria pezullon fluturimet me Kosovën deri më 31 korrik

Ambasada e Kosovës në Vjenë njofton se Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka marr vendim që t’i pezulloj fluturimet në drejtim të Kosovës deri më 31 korrik.

Sipas ambasadës, vendimi hyn në fuqi nga data 16 korrik.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë, njofton se Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Austrisë me qëllim të frenimit të përhapjes së krizës shëndetësore të shkaktuara nga COVID-19, nga 16 korrik 2020 do të pezulloj të gjitha fluturimet në shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe fluturimet drejt dhe nga Prishtina. Kjo rregullore vlen deri më 31 korrik 2020”, thuhet në njoftim.