Australia ka miratuar ligjin e parë në botë që e bën Google-in dhe Facebook-un të paguajë për përmbajtjen e lajmeve në platformat e tyre.
Legjislacioni është kundërshtuar ashpër nga gjigantët amerikanë të teknologjisë, shkruan BBC.
Javën e kaluar Facebook-u ka bllokuar të gjitha përmbajtjet e lajmeve të Australisë mirëpo ka përmbysur vendimin këtë javë pas negociatave me Qeverinë.
Ligji ka kaluar në Australi me amandamente të reja të cilat bëjnë të mundur që Facebook dhe Google të mos i nënshtrohen kodit.
Pavarësisht kësaj, të dy kompanitë amerikane tani janë bindur që të paguajnë tek disa prej publikuesve më të mëdhenj australianë.
Ligji australian është parë si një test i mundshëm për raste të ngjashme në shtetet e tjera që të paguhen nga platformat digjitale për lajmet e tyre.
Ligji i amandamentuar ka kaluar sot në Shtëpinë e përfaqësuesve pasi kishte kaluar më parë në Senat.