Reperja e njohur, Tayna arrin të jetën çdo herë në qendër të vëmendjes dhe as këtë herë nuk ishte më ndryshe.
Tayna ka udhëtuar drejt qyteti francez, Paris dhe nga atje nuk kanë munguar postime e shumta.
Ndonëse la anash veshjet provokuese, këtë herë reperja u pa me një dukje plot stil, xhemper ngjyrë të letë kafe të markës “Balanciaga”, të kombinuar me pantallona lëkure të zezë.
“Super super gocë”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e imazheve, krahas të cilave pranoi komente të shumta nga ana e fansave të saj.
Kujtojmë që këto pushime për reperen nga Prizreni vijnë pas disa muajsh angazhime me koncerte e mbrëmje muzikore gjatë gjithë sezonit veror.
Ndërkohë, Tayna aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Taka”, që e realizoi edhe me videoklip.
Ndërsa, ajo është duke punuar në lansimin e albumit të parë në karrierë.