Skuadra e Atletico Madrid është shpallur kampion i La Ligas për sezonin 2020/21.
Ekipi që menaxhohet nga trajneri, Diego Simeone fitoi ndeshjen e xhiros së fundit 1 me 2 kundër Valladolid – fitore kjo që ia siguroi titullin e 12 në histori të klubit.
Në fillim të ndeshjes klubi madrilen u befasua, pasi të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Plano-s në minutën e 18’të.
Pjesën e dytë, Atletico Madrid riktheu gjithçka në pronësi – duke shënuar dy gola, me anë të Correas (në minutën e 57’të) dhe Luis Suarez (në minutën e 67’të).
Me fitore, Madrid kryeson tabelën e La Ligas me 86 pikë, dy pikë më shumë se vendi i dytë, Real Madrid (84).