Administrata Tatimore e Kosovës, përmes një njoftimi për media u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i denoncojnë të gjitha rastet që kanë dyshim se punëdhënësi nuk u ka paguar kontributet pensionale.
“Duke pas parasysh që jeni në periudhën kur shumë shpejt do të nis implementimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, e me theks të veçantë aplikimi për tërheqjen e 10% nga Fondi i Kursimeve Pensionale, ATK i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë dyshime që punëdhënësi nuk i ka paguar kontributet pensionale të parapara me ligji, t’i denoncojnë këto raste në linjën pa pagesë 0800-80-800, si dhe në adresat elektronike info@atk-ks.org ose standarde.profesionale@atk-ks.org. ATK do të ndërmarr të gjitha masat ndaj secilit biznese, i cili vërtetohet se nuk i ka kryer këto obligime”A
“Po ashtu, Administrata Tatimore kërkon edhe nga tatimpaguesit që t’i rishikojnë listat e punëtoreve të tyre, pasi që ATK ka identifikuar raste kur pagesa e kontributeve pensionale është bërë në TRUST, mirëpo nuk është aranzhuar lista e punëtoreve”, thuhet në njoftim.