ATK: 32.8 milionë euro më shumë të hyra se viti i kaluar vetëm për periudhën janar- mars

Të hyrat tatimore të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), nga janari deri me 31 mars 2023 kanë shënuar rritje për 32.8 milionë euro apo 18.5% me shumë, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shuma e përgjithshme e të hyrave të mbledhura për këtë tremujor është gjithsej 210.4 milionë euro, ku kemi më shumë të hyra të mbledhura për 6.2 milionë euro krahasim me planin për këtë periudhe.

Faktorët të cilët kanë ndikuar rritjen e të hyrave,  janë reformat e shumta të cilat ka ndërmarr ATK vitet e fundit, siç janë konsolidimi i funksionit në mbledhjen dhe trajtimin e borxheve tatimore, digjitalizimin e 100% të shërbimeve ndaj tatimpaguesve, projektet e përmbushjes tatimore etj. Veç këtyre, indikacion i rëndësishme në rritjen e të hyrave tatimore janë edhe mekanizmat e dizajnuar në rritjen e llogaridhënies nga ana e stafit, e cila edhe është vlerësuar së fundi nga raportet e organizatave ndërkombëtare – FMN, UNDP etj.