Hakerat të cilët sulmuan kibernetikisht sistemet digjitale dhe ato qeveritare në Shqipëri, kanë publikuar dokumentin e Drejtorisë së Anti-terrorit i vitit 2017, në të cilin thuhej se pas disa hetimeve ishte arritur në përfundimin se ishte planifikuar një atentat ndaj Lulzim Bashës, i cili asokohe drejtonte Partinë Demokratike.
Në dokument, bëhet e ditur se tre janë personat e dyshuar të cilët do të kryenin atentatin ndaj Bashës.
Një ndër të dyshuarit, Afrim Morina nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, ishte i përfshirë në veprimtari antiligjore trafik droge dhe njihet si një person, i cili ishte i gatshëm të bënte gjithçka për para.
Arben Ymeri, nga Prishtina është praktikant radikal i fesë Islame, ish-luftëtar xhihadist në Siri dhe lidhje me element radikal që kanë luftuar në Siri.
Ai njihet si një person me rrezikshmëri të lartë dhe ishte është arrestuar në janar 2016, pasi është gjetur në rrugën e manastirit të Deçanit me uniformë dhe armë.
I dyshuari tjetër, Fatmir Gurgurovci, dyshohet se është përfshirë në atentatin e vitit 2010 ndaj Alfred Mustakës nga Durrësi, për shkak të konkurrencës lidhur me lojërat e fatit në Ferizaj, Kosovë.
Nga të dhënat e administruara nga policia gjyqësore, rezultoi se nga organet ligj zbatuese u siguruan siguruar informacione se 3 shtetasit, kanë dijeni apo lidhen me dyshime për planifikimin e një atentati ndaj Bashës, me qëllim destabilizimin e vendit.