Asnjë rast i ri me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar për ndonjë rast të ri me COVID-19, ndërsa janë testuar 67 mostra.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar tre qytetarë. Ndërsa janë vetëm tri raste aktive.

Në 24 orët e fundit janë administruar 12 vaksina kundër COVID-19. Numri total i vaksinave të administruara është 1.836.751.