Asnjë i vdekur dhe 159 raste të reja me koronavirus

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast vdekje me COVID-19.

Ndërsa sa i përket rasteve të reja, Zemaj ka bërë të ditur se sot janë regjistruar edhe 159.

“Sot, është shënuar numri më i lartë i testimeve brenda 24 orëve, nga 1.245 mostra të marra, 159 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast tragjik nga Covid-19”.