Asnjë i vdekur nga koronavirusi nuk është regjistruar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërsa janë shënuar 35 raste pozitive. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë shëruar 180 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 101.279. Gjatë kësaj periudhe janë testuar 3.199 persona.
Numri total i rasteve pozitive është 107.213 raste nga 588.812 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Ferizaj 4 raste, Lipjan 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Klinë 2 raste, Obiliq 2 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Gjilan, Malishevë, Pejë, Podujevë, Rahovec, Shtime dhe Viti.