Asnjë fluturim mbi Ukrainë

Ukraina e ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për fluturime civile të enjten me arsyetimin e rrezikut për sigurinë. Ndërsa rregullatori evropian i aviacionit paralajmëroi gjithashtu rreziqet e fluturimit në zonat kufitare të Rusisë dhe Bjellorusisë, për shkak të aktiviteteve ushtarake.

Presidenti rus Vladimir Putin ka autorizuar operacion ushtarak në lindje të Ukrainës që duket të jetë fillimi i luftës në Evropë.

Para paralajmërimit të Ukrainës, Britania, Kanada, Franca, Italia dhe SHBA-ja u thanë linjave ajrore të tyre që të shmangin hapësirën ajrore mbi lindjen e Ukrainës dhe Krimesë.

Imazhet e “flightradar” tregojnë edhe hapësirën mbi Ukrainë e cila është totalisht e zbrazët.