Duket se Tayna dhe Dafina Zeqiri kanë prishur keq raportet.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri dhe rep-artistja Tayna, duket se i kanë prishur keq raportet mes vete, shkruan lajmi.net.
Ato tani nuk e ndjekin më njëra tjetrën as në Instagram.


Madje me disa postime në pikërisht këtë rrjet social duket se e kanë thumbuar njëra-tjetrën.
Pas zhurmës së krijuar në media duke u aluduar se diss-i i saj i dedikohet Dafinës, Tayna ka postuar një Instastory.
“Njerëzit që të kanë bërë keq do të mendojnë gjithmonë se postimet tuaja janë për ta!”, thuhet në postim.

Më pas nuk ka munguar edhe një postim nga Dafina Zeqiri i cili mendohet se është pikërisht kundërpërgjigje për Taynën.
Rreth një orë më vonë nga ky postim, Dafina ka publikuar foton e Eminem nga videoklipi i këngës STAN, ku reperi shfaqet si tekstshkrues.
Në këngë, Stan i shkruan reperit se e ka idhull, por pasi ky i fundit nuk i kthen përgjigje, ai humb jetën në aksident me makinë.
Se çfarë do të ndodh tutje, mbetet të shihet së shpejti.