Asambleja e NATO-s i shkruan letër falënderimi Xhavit Halitit, i kërkon vazhdimin e bashkëpunimit

Ish-nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka pranuar një letër falenderimi nga ana e asamblesë së NATO-s, për bashkpunimin që ai e kishte me ta.

Në letrën falenderimi të NATO-s, për Halitin, ky i fundit, falenderohet për angazhimin dhe siç thuhet shërbimin e shkëlqyer, që ka treguar ai ndaj tyre, për 12 vite me radhë si nënkryetar i Kuvendit.

Në letër, Asambleja e NATO-s, kërkon nga Xhavit Haliti, që ta vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre, anipse ky i fundit nuk është më pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Gjithashtu, i bëhet ftesë të merr pjesë në disa aktivitete të organizuara nga ana e NATO-s.

Letra e plotë:

I nderuar z Haliti,

Në emër të të gjithë kolegëve dhe miqve tuaj në Asamble, si dhe stafit të Sekretariatit Ndërkombëtar, dëshiroj t’ju falënderoj për angazhimin dhe shërbimin e shkëlqyer në Asamble gjatë 12 viteve me ne. Nën udhëheqjen tuaj, delegacioni i Kuvendi të Kosovës ka fituar një zë aktiv në AP të NATO-së dhe ka pritur delegacione të panumërta të Asamblesë dhe ka qenë nikoqir i shumë takimeve. Do të na mungoni.

Do të ishte kënaqësi për ne nëse mbetemi në kontakt. Edhe pse nuk jeni më anëtar i Asamblesë ju mbeteni pjese e komunitetit tonë të zgjeruar të AP të NATO-së, dhe si i tillë, ju mund të vazhdoni të keni një rol të rëndësishëm si Ambasador për Asamblenë tonë dhe Aleancën e NATO-së.

Ju lutem ia dërgoni Roberta Calorio (Shef për Marrëdhënie me Delegacionet dhe Komunikim në Sekretariatin Ndërkombëtar (rcalorio@nato-pa.int) një e-mail adresë nëse dëshironi të jeni pjesë e këtij komuniteti të zgjeruar të AP të NATO-së.

Dëshiroj t’ju inkurajoj të vazhdoni të ndiqni punën tonë në platformat e ndryshme mediatike të AP të NATO-së dhe t’i shfrytëzoni raportet e shkëlqyera të Asamblesë dhe dokumentet tjera politike.

Internet: https://www.nato-pa.int/
Facebook: http://www.facebook.com/natoparliamentaryassembly
YouTube: https://www.youtube.com/user/NATOPAofficial/videos
Tëitter: https://twitter.com/natopapress
LinkedIn: https://www.linkedin.com/company/nato-parliamentary-assembly
Flickr: https://www.flickr.com/photos/natopa/albums
“Newsletter” (Gazeta): regjistrohuni në Gazetën tonë përmes faqes së internetit dhe pranoni raporte të rregullta dhe risi mbi aktivitetet tona.

Ju uroj gjithë të mirat dhe ju lutemi mos hezitoni të më kontaktoni në rast se ju duhet asistenca e Asamblesë.
Gjithë të mirat,