FC Ballkani e ka zyrtarizuar të hënën trajnerin e ri pas laegimit të Ilir Dajës.
Artim Pollozhani është rikthyer te Ballkani, ku kësaj radhe në postin e trajnerit.
Pollozhani më parë ka qenë pjesë e Ballkanit si ndihmëstrajner i Ilir Dajës.
Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:
Mirë se u ktheve në shtëpinë tënde, Artim Pollozhani.
Është një nder dhe kënaqësi e madhe që të kemi si kryetrajner të ri të FC Ballkani-t.
Përvoja dhe njohuritë e tua për klubin tonë janë një vlerë e shtuar, ku së bashku synojmë të ecim edhe më shumë drejt qëllimëve tona.
Të urojmë një rifillim sa më të suksesshëm në këtë rrugëtim të ri.
Na Priftë e mbara Pollo.