Arteta: Granit Xhaka do të qëndrojë te Arsenali

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka njoftuar se Arsenali do t’i ofrojë kontratë të re Granit Xhakës.

Arteta për Talksport, tha se “Granit Xhaka do të qëndrojë me ne. Ai është lojtari kyç i skuadrës sonë”.

Sipas Fabrizo Romano, Arsenali i ofroi një kontratë të re Granit Xhakës deri në qershor 2025 me një pagë më të lartë, ndërsa janë të sigurt se do të arrijnë t’ia rinovojnë kontratën, pasi hodhën poshtë ofertën e Romës, 12 milionë euro plus tre milionë shtesë.